VAR-i i “mohon” fitoren Realit, Girona ikën me pikë nga “Santiago Bernabeu”

30/10/2022 18:38

Reali i Madridit, ndryshe nga sa pritej, nuk mundi të merrte maksimumin e pikëve ndaj Gironës dhe aq aq më tepër të ruante epërsinë prej tri pikësh ndaj Barcelonës ndjekëse në përfundim të javës së 12-të. “Los Blancos” u ndalën 1-1 përballë Gironas, që arriti të rikuperonte një gol dhe në fund të merrte një pikë në “Santiago Bernabeu”.

Sfida u ndez në 30 minutat e fundit, pasi skuadra e Ancelottit ia doli të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 70-të me Vinicius Junior, pas një aksioni model të vendësve.

Vetëm dy minuta pas zhbllokimit të rezultatit, portieri i Gironas i mohoi golin Asensios, ndërsa në minutën e 79-të kryesori akordoi 11-metërsh për Gironan për prekje të topit me dorë të Asesnios, mpasi i pa pamjet në sistemin VAR. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Stuani, 1-1.

Në minutën e 89-të, Reali mundi të shënonte golin e dytë me Rodrygon, por kryesori e anuloi për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit.

Në shtesë Toni Kross u ndëshkua me karton të verdhë, me Realin që e kishte të pamundur të inferioritet në minutat shtesë të shënonte golin e fitores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA