Luiz Suarez madhështor më ndeshjen finale për titullin kampion të Uruguait mes Liverpoolit të Montevideos dhe Nacionalit. Ish-sulmuesi i Barcelonës, Liverpoolit dhe Ajaxit shënoi dy golat e parë për skuadrën e tij që mundi të triumfonte 4-1 vetëm pas kohës shtesë, teksa koha e rregullt u mbyll 1-1.
“El Pistolero” e zhbllokoi takimin në minutën e 49-të, pasi arriti të turbullonte mbrojtjen kundërshtare me zig-zaget e tij me një goditje të kalibruar, të pakapshme për portierin.
Livepooli arriti të barazonte me Vecinon me 11-metërsh në 68-tën, por pak minuta më vonë Pereira e ka ekipin e tij me 10 lojtarë. Koha e rregullt u mbyll pa fitues (1-1), por në shtesë Suarez shënoi një tjetër gol, të dytin personal, duke i dhënë sërish epërsinë Nacionalit, që duke përfituar edhe nga superioriteti numerik realizoi edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Gigliottin, për ta fituar finale me rezultatin e thellë 4-1.
Merita kryesore në këtë sukses të Nacionalit është për Luiz Suarezin që shkon në “Katar 2022” me petkun e kampionit të vendit të tij.
Top Channel