Shqiptari autor i përdhunimeve në Greqi! ADN në rrobat e viktimave zbulon rastet, para tre ditësh hyri në Shqipëri

30/10/2022 13:50

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të zbuluar nga autoritetet greke, ku një shqiptar akuzohet si autor i disa përdhunimeve në shtetin helen.

Mësohet se është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi Adn-ja e kryer nga rrobat e viktimave.

45-vjeçari kishte probleme me alkoolin. Ai u identifikua nga autoritetet greke për shkak të erës së alkoolit. I ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja, ai është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.

Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.

Autori i dyshuar është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor, në orën 1:00 Agjentë të armatosur kryen kontroll në banesën e tij, por nuk mundën ta gjejnë.

Sipas informacioneve, atë e kanë lokalizuar dhe tani po zhvillohet operacioni për kapjen në Vlorë.

Mbas verifikimeve, rezultoi se ai  është larguar për në Shqipëri pak orë përpara se të shpallej në kërkim.

Policia greke thotë se gjatë orëve në vazhdim do ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pritet publikimi i fotos dhe të dhënave  të tij me qëllim raportimin prej viktimave të mundshme të rasteve të tjera të përdhunimeve ose të tentativave prej tij.

Videoja tregon arratisjen e viktimës nga automjeti i saj, ndërsa po e kërcënonte me thikë. Ndërsa fotot tregojnë vendin ku u krye përdhunimi i fundit.

Top Channel