Punonte roje në një subjekt privat, gjendet i vdekur në vendin e punës 70-vjeçari
30/10/2022 15:29
Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Vlorë.
Ai u gjend i vdekur nga familjarët e tij në vendin e tij të punës ku punonte si roje në një subjekt privat, në lagjen “1 Maji” të Vlorës.
Policia thotë se H. A., rreth 70 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel