Mungesa e reshjeve të shiut ka bërë që një nga liqenet më të mëdha të Myzeqesë te shkojë në pikën më kritike të tij.

Liqeni i Kasharës i krijuar rreth viteve 80 për të vaditur tokat e Myzeqesë është tharë pothuajse me shumë se në gjysmën e tij.

Dikur në vendin e liqenit shtrihej fshati i vjetër Kashare që  sot nga thatësira siç shikohet nga pamjet, është rishfaqur në sipërfaqe me rrënojat e vjetra.

Për banoret kjo është hera e parë që e shikojnë liqenin ne këtë pikë kritike.

Ky nuk është parë që nga viti 84’. Që të thahet kaq shumë, nuk është parë”- shprehet një banor.

Nëse situata nuk përmirësohet, pasojat do te jene te medha per të gjithë, si për banorët e zonës ashtu edhe për tokat e Myzeqesë të cilat do të mbeten pa vaditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA