Interi mposhti Sampdorian me rezultatin e pastër 3-0 siguroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, megjithatë ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte zbrazja e tribunën ku vendoset tifozeria e zjarrtë “Curva Nord”.
Shkak për këtë ishte vrasja e njërit prej liderëve të kësaj tifozerie, 70-vjeçarit Vittorio Boiocchi, i cili u qëllua me armë zjarri rreth dy orë para ndeshjes dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë sapo morën lajmin, tifozët e “Curva Nord” ndërprenë koret dhe hoqën pankartat, ndërsa në pushim të ndeshjes u larguan fare, duke lënë tribunën pas porte të zbrazur.
Boiocchi ishte një person me precedentë penalë të ndryshëm dhe kishte kauar edhe 26 vite në burg, teksa ekzekutimi i tij besohet të ketë qenë i planifikuar.
Top Channel