Një burrë që po intervistohej në lidhje me abuzime të subvencioneve qeveritare në Liban, ka vdekur nga ataku kardiak teksa fliste si i ftuar në një emision investigativ anti-korrupsion.
Burri i ndjerë nuk ishte objekti i investigimit por akuzohej si pjesë e trafikimit të mallrave të subvencionuar jashtë vendit.
Shukrallah Maalouf, biznesmen që tregonte ushqim për kafshët e blegtorisë ka vdekur papritur teksa ishte në lidhje direkte me programin e rrjetit libanez Al Jadeed.
Programi tenton të ekspozojë korrupsionin me një panel të ftuarish dhe gazetarësh investigativë.
Teksa merrje në pyetje nga gazetari Riad Kobaissi në lidhje me disa regjistrime audio të tij, Maalouf shihet që bie nga karrigia e tij teksa ishte në lidhje direkte nga banesa. Njerëzit pranë tij dëgjohen që e thërresin në emër për ta zgjuar, por më vonë familjarët konfirmuan se burri kishte vdekur.
اصابة تاجر الأعلاف #شكرالله_المعلوف بنوبة قلبية اثناء مواجهته #يسقط_حكم_الفاسد على قناة الجديد مما ادى الى وفاته حسب مصادر صحفية@ALJADEEDNEWS @riadkobaissi @Hadialamine pic.twitter.com/fO34ui4QCy
— 🇱🇧hussein fawaz🇱🇧 (@husseinfawaz_3) October 29, 2022
Gazetari Kobaissi tha pas ndërprerjes së lidhjes direkte: “Objektivi ynë nuk është Shukrallah Maalouf, por të zbulojmë ata që ndihmojnë në çështjen e trafikimit ilegal në ministrinë e ekonomisë”.
“Ne i thamë atij që e vetmja rrugë daljeje ishte të vinte në program dhe të thoshte të vërtetën, të tregonte kush e ndihmon në ministrinë e ekonomisë, dhe ai pranoi të bashkëpunonte. Ai pranonte të kthente të gjitha paratë te shteti dhe të pranonte cili po e asistonte”.
I ndjeri Maalouf akuzohej si pjesë e femonenit të gjerë të abuzimit nga kriza financiare në Liban duke trafikuar mallra jashtë vendit, në bashkëpunim me tregtarë të tjerë dhe me autoritetet tregtare të vendit.
Ndërsa për atakët kardiakë dhe vdekjet e papritura që janë shtuar frikshëm në dy vitet e fundit, ende nuk ka një shpjegim të besueshëm nga autoritetet shëndetësore e politike.
Top Channel