Artistët Ingrit Gjoni dhe Stine kanë rikujtuar periudhën e hapave të parë të karrierës së tyre në muzikë, ndërsa ishin edhe pjesë e spektaklit Top Fest në Top Channel.
Të ftuar në “Më lër të flas”, ata u shprehën se në çdo kohë është bukur të bësh muzikë.
Ndërsa Ingrid Gjoni u shpreh se më parë ka qenë më e vështirë për të të bënte muzikë, se sa sot.
“Po bëjmë nja 20, unë kam s’dal që në 2001-shin me aato përpjekjet e mia, por që gjithë këtë kohë e kam shijuar shumë dhe kam marrë gjithçka që më ka dhënë karriera”, tha Ingridi.
“Ne kemi fillu me kërcimin në ‘96-’97, fituam çmim, në ’99 kemi fitu një çmim në Durrës, më pas u shkëputa në gjermani, më pas kur u riktheva aty filloi Top Festi. Krahasimi është se je duke bo muzikë, atëherë ka pasur mekanizmin e vet, nuk duhet të bëhen këto krahasimet”, tha Stine.
“Për mua ka qenë më e vështirë për mua që kam qenë femër”, tha Ingridi.
Kujtojmë se Ingrid Gjoni dhe Stine janë një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar prej vitesh tashmë në treg.
Top Channel