Dhjetra të vrarë nga përmbytjet e papritura e rrëshkitjet e dheut në Filipine (fotot)

29/10/2022 17:54

Dhjetra njerëz janë vrarë nga shirat e rëndë tropikalë që shkaktuan një seri përmbytjesh dhe rreshkitje dheu në Filipine.

Mijëra njerëz ishin larguar nga shtëpitë para se të godiste stuhia tropikale Nalgae me sasi të rënda shiu dhe erëra deri në 140 km në orë.

Të paktën 42 njerëz besohet se janë marrë nga ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve dhe nga rrëshkitjet e baltës në tre qytezë të provincës jugore Maguindanao një dit më parë.

Grupet e shpëtimit kishin gjetur 11 trupa në mbetjet e stuhisë, në fshatin e varfër tribal të Kusiong, njoftonte kreu vendor i sigurisë Naguib Sinarimbo.

Sinarimbo, është përgjegjës për zonën autonome të pesë provincave kryesisht muslimane, që më parë ishin nën kontrollin e guerrilëve separatistë. Tashmë komuniteti është masakruar nga ‘tërbimi’ i papritur i motit.

Fshatrat bregdetare në rrëzë të malit janë të arritshme nga rruga dhe sot u disklokuan në vend më shumë grupe ndihme për katastrofën, që është nga më të rëndat ndër dekada që godet jugun e vendit.

Sipas raportimeve të guvernatorëve, Sinarimbo tha 27 njerëz janë vrarë nga rrëshkitjet e dheut në Datu Odin Sinsuat, 10 viktima në Datu Blah Sinsuat dhe pesë në qytezën Upi.

Ndërsa një shifër prej ‘67 viktimash’ që u dha të premten nga autoritet, u tërhoq prej numërimit të dyfishtë të disa trupave.

Shirat e masës së pazakontë përmbysën disa qyteza në Maguindanao dhe provincat rrethuese malore me fshatra të ulët, ku shume rezidentë u detyruan të shpëtonin duke u ngjitur në pemë, për t’u shpëtuar më pas nga ushtria e vullnetarët.

Shumë nga zonat e prekura nuk ishin përmbytur prej dekadash, duke përfshirë qytezën e Cotabato, ku vetë Sinarimbo tha se dhe shtëpia e tij ishte përmbytur.

FOTO GALERI
2/10
Mijëra njerëz ishin larguar nga shtëpitë para se të godiste stuhia tropikale Nalgae me sasi të rënda shiu dhe erëra deri në 140 km në orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA