22/12 22:33
Interi shfaq entuziazëm edhe në Serinë A pas kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Championsit, duke çuar në Europa League Barcelonën.
Skuadra zikaltër realizoi dy gola brenda pjesës së parë në sfidën me Sampdorian në “San Siro”.
Golin që zhbllokoi takimin e shënoi De Vrij në zhvillimet një goditjeje nga këndi kur po mbyllej sekonda e 20-të, me tifozët zikaltër që shpërthyen në festë.
Para se të mbyllej pjesa e parë vendësit shënuan të dytin. Barella shfrytëzoi më të miri një top të gjatë, duke e kontrolluar bukur topin dhe mposhtur me një goditje të saktë portierin mik, 2-0./ Super Sport
Top Channel