Udhëtimet me charter/ Rama sqaron kostot dhe sulmon prokurorinë e Tiranës: Një zullum i madh. Ata që akuzojnë janë në prokurori për evazion

28/10/2022 14:00

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës të dialogut me bashkitë, kreu i qeverisë Edi Rama iu dha përgjigje akuzave për udhëtimet me charter.

Rama foli për një një marrëveshje me Air Albania, ndërsa hodhi akuza në adresë të paraardhësit ndërsa tha se: “Për një udhëtim të hijenës, kostoja ishte 2.5 milionë të vjetra, ndërsa për mua është 650 mijë të vjetra”. Sa i takon udhëtimeve private, Rama tha se ato I kryen me shpenzimet e veta, dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Gënjeshtrat, sajesat, fabrikimet dhe përsëritja e tyre kanë avantazhin që ka rrena në krahasim me të vërtetën.Tek ajo taksia ime. E vërtetë që qysh prej 2020 kur morëm presidencën e OSBE kemi bërë një marrëveshje me Air Albanian për dhe interesin e Air Albania për promocion për të pasur një avion për udhëetimet e punës, jo privatet që unë bëj shumë pak që i bëj me shpenzimet e mia kur dalim ndonjëherë me të shpisë.

Marrëveshja është ripërtërirë e ndryshuar. Nga kush do ta dëgjoni jo nga hijena non grata se hijena vet ëshë on grata por kur bëhet e non grata pastaj është llahtar fare. Imagjino hijenë që nuk shihet dot me sy vetë. Hijen spiun më keq akoma dhe hijenë dhe spiun. Janë dhe ca hijena të tjera që bëjnë kujisjen.” – tha Rama, ndërsa nuk kurseu Prokurorinë e Tiranës,për të cilën tha se nuk po heton rastet për evasion.

“Janë gjëra që do sqarohen të gjitha. Por s’kanë faj se janë në prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Dhe i tregojnë njerëzve lajmet, në kohën që duhet të përgjigjen për miliona që u kanë marrë shqiptarëve se nuk kanë pagur taksat që duhet të paguanin, ne kemi bërë punën tonë i kemi cuar në prokurori e ajo si prek, si prokuroria nuk prek të gjithë të mëdhenjte, i con atje shteti, tatimet e doganat e atje rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë se SPAK është tjetër gjë. Prokuroria e Tiranës është një zullum i madh i një sistemi që nuk është reformuar si duhet.” vijoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA