Të kujtuarit, të mbajturit mend është një aftësi që e kanë edhe kafshët. Por aftësinë për të thirrur kujtimet e kanë vetëm njerëzit, këtë kafshët nuk e kanë.
“Historia dhe kujtesa” ishte tema që bëri bashkë profesiorin e nderuar Aurel Plasari dhe nxënës të shkollave të mesme në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në kuadër të Tetorit të Librit.
“Sigurisht, shoqëria njerëzore është e rrezikuar, me aksionet që po shohim, për ta ndryshuar kujtesën historike, për të rrëzuar monumente, për të prishur vepra arti, për të ndryshuar kuptimin e historisë, që të themi Kolombi nuk ishte zbulues, por pushtues. Hiq momumentin e këtij në Amerikë, se ky ka mbrojtur skllavërinë etj, etj. Fatkeqësisht nganjëherë këta janë të majtë, por këta janë të majtë, pa e ditur çfarë është e majta, nuk dinë të lexojnë Engelsin që thotë: Një nga shpikjet më të mëdha në ekonominë politike ka qenë Skllavopronaria,”-u shpreh Plasari.
Në një epokë më të hershme robërit e luftës i hanin. Kaloi ajo epokë dhe më pas i vrisnin, dhe ballafaquar me ato dy zgjidhje, kjo zgjidhje që e vë tjetrin në punë dhe do ta mbash, për atë epokë ishte një zgjidhje e mençur. Këta të sotmit rrëzojnë momumentet e atij apo këtij Presidenti, sepse kanë mbështetur skllavopronarinë. Por ai e ka mbështetur në atë epokë, jo tani. Projektimi i halleve të sotme dhe t’ja mveshim të kaluarës, pikërisht është një përpjekje e tillë për ta deformuar kujtesën historike, ose për ta izoluar me elemente të veçanta, për ta veshur si ampulë, ose me zeher, ose me sheqer, për të gënjyer shoqërinë njerëzore.
Top Channel