28/11 15:31
Inter dhe Sportingu i Lisbonës pritet të nisin një betejë të gjatë gjyqësore, pasi klubi luzitan kërkon plot 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Joao Marios te Benfica.
Megjithatë verën e kaluar Interi zgjodhi të lërë të lirë futbollistin, që më pas firmosi me rivalët e Sportingut, Benficën. Pikërisht për këtë arsye, klubi i Sportingut ka dërguar një kërkesë zyrtare në zyrat e Interit, ku synon 30 milionë euro dëmshpërblim.
Në kampin milanez janë të qetë, pasi kanë firmosur prishjen e kontratës me mesfushorin dhe pritet që të kthejnë shumë shpejt një përgjigje me shkrim, që do të jetë edhe zyrtarisht hapi për të nisur një betejë të gjatë ligjore./ Super Sport
Top Channel