Nëse Elon Musk vendos të heqë nga puna drejtuesit kryesorë të Twitterit, do të sillte shumë përfitime për ata.

Musk ka finalizuar marrëveshjen për blerjen e Twitterit, të cilin ai ofroi ta blinte për 44 miliardë dollarë, por u përpoq të tërhiqej nga marrëveshja, u padit nga Twitteri dhe përfundimisht ra dakord ta blinte përsëri.

Tani në krye të Twitter, Musk pritet të riorganizojë biznesin dhe të shkurtojë fuqinë punëtore, sipas mediave të huaja.

Musk thuhet se ka shkarkuar CEO-n e Twitterit, Parag Agraëal dhe shefin e financave, Ned Segal i cili njoftoi largimin e tij. Gjatë ditës u raportua se Musk ka shkarkuar gjithashtu edhe shefin e Çështjeve Ligjore dhe Politikave, Vijaya Gadde.

Pushimi nga puna nga ana e Musk mund t’u japë drejtuesve disa nga pagesat më të mëdha që kanë parë ndonjëherë.

Nëpërmjet dispozitave të “ndryshimit të kontrollit” në kontratat e punës për lidershipin e lartë, ata do të marrin një masë të caktuar shkëputjeje dhe një përshpejtim automatik të aksioneve të tyre, për sa kohë që Musk i pushon nga puna. Dispozitat janë shpalosur në dosjet rregullatore.

Agrawal, i cili e pa Musk-un të kthehej kundër tij muaj më parë, do të marrë pagesën më të madhe prej 38.7 milionë dollarësh, kryesisht për shkak të tërësisë së aksioneve të tij që iu jepen pas shkarkimit të tij.

Ned Segal, shefi financiar i Twitterit, do të marrë një pagesë prej 25.4 milionë dollarë për shkarkimin.

Vijaya Gadde, zyrtari kryesor ligjor, do të largohet me 12.5 milionë dollarë, kurse Sarah Personette, shefja e klientëve, do të merrte 11.2 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA