Pedagogët kanë kërcënuar qeverinë me grevë urie, nëse nuk i plotësohen kërkesat që kanë për rritjen e pagave.

Në një deklaratë, pedagogu tha se do të ishte e padëshirueshme të përdorej varianti i fundit si presion ndaj qeverisë.

“Do ishte hapi më i padëshirueshëm që të përdorim variantin më të fundit të reagimit atë të grevës së urisë apo ngujimit për të realizuar kërkesën e profesaratit. Është një nga variantet demokratike parashikuar në kushtetutën dhe ligjet e vendit po ashtu edhe në konventat ndërkombëtare, po si i tillë mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritet që ato ta kuptojnë situatën e arsimit të lartë është gjendje alarmi”.

Pedagogët e nisën vitin e ri akademik me protesta për kushte më të mira dhe rritje pagash, duke bojkotuar mësimin në universitetet publike.

Me një protestë pa afat, ata po vijojnë të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

Bojkoti është mbështetur nga pjesa më e madhe e pedagogëve në fakultetet në Tiranë, por ka dhe nga ata që nuk janë bërë pjesë.

Pavarësisht se kanë kaluar disa javë që nga nisja e vitit të ri akademik, kryeminitri Edi Rama ka deklaruar se është në dorën e univeristeteve për rritjen e pagave për profesorët.

Rritja do të ishte me 15 %, ku vetëm 7 % do të mbulohet nga buxheti shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga universitetet përkatëse.

Pavarësisht këtij vendimi, pedagogët nuk kanë rënë dakord dhe kanë vijuar protestat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA