“Nuk ke asnjë lloj shansi me mua”/ Ngrihen tensionet mes Edës dhe Remilit, debate të ashpra në studio

28/10/2022 18:42

Një përballje mes Edës dhe Remilit në “Përputhen” ditën e sotme, ka sjellë rritje tensionesh në skenë, ku dy protagonistët përfunduan duke zgjeruar më shumë hendekun e madh mes tyre.

Remili ka vijuar akuzat ndaj Edës, të cilës i thotë se është shoqëruar pas një feste nga Mateo dhe sipas tij të dy kanë fjetur bashkë. Debati degradoi më shumë kur Remili i tha Edës se nuk është as e bukur e as e zgjuar dhe se nuk i pëlqen si vajzë.

Nga ana tjetër Eda e ka përkufizuar gjithë mllefin e Remilit si një inat të brendshëm që vjen si pasojë e tendencave të dështuara për të krijuar një lidhje me Edën.

Ajo i tha Remilit se nuk do të ketë më asnjë shans të dalë me të.

Mateo: Ça burri je ti që pështyn te pjata ku lëpin?

Remili: Po ti çfarë burri je kur shko në taxi me të në vend që ta vësh në taxi e ta lësh të shkojë në shtëpi? Unë të flas me qetësi së të du Mateo.

Mateo: Ti e kuptove që nuk ke asnjë shans më me Edën dhe reagon në këtë mënyrë. Turp të të vijë.

Remili: Do e kuptosh kush është kur të të lërë.

Eda: Remili e ka kuptuar se nuk ka asnjë lloj shansi me mua prandaj vjen këtu dhe tregon burrin që është pa “rr”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA