Në Mestalla mbërrin Barcelona, Gattuso: Të bëjmë krenar 45.000 tifozë, unë dhe Xavi bënim tjetër futboll

28/10/2022 20:45

Valencia sfidon të shtunën në mbrëmje Barcelonën teksa trajneri Gennaro Gattuso thekson se ndaj katalanasve misioni i skuadrës së tij do të jetë ai për të bërë krenar 45.000 tifozët e pranishëm në stadiumin Mestalla.

Gjatë konferencës për shtyp, tekniku italian kujtoi edhe kohën kur në fushë luante ai vetë si dhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Do të më pëlqente shumë që skuadra ime të ruante stilin edhe në sfidën ndaj Barcelonës, megjithatë duhet të mendojmë edhe për lojën që aplikojnë katalanasit.

Në stadiumin Mestalla është gjithnjë një atmosferë elektrizuese dhe ne duhet të bëjmë krenar ata 45.000 tifozë që do të jenë prezent. Barcelona në këtë sezon është shfaqur në dy versione dhe në La Liga shënojnë shumë dhe pësojnë pak, luajnë një futboll të pabesueshëm.

Përballja e parë me Xavin si trajner- Jam shumë i lumtur për këtë, kur sfidoheshim në fushë duhej të vrapoja shumë, ishte e vështirë t’i merrje topin Barcelonës së asaj kohe. Ishte një futboll tjetër në kohën tonë.

Xavi është një trajner i madh dhe do të bëjë një karrierë të madhe, unë e respektoj dhe vlerësoj shumë.

Është shumë inteligjent dhe do të jetë një nder të përballem me të”, tha Gattuso./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA