Modelja e TikTok njoftonte të dashurin e nënës ‘këtë vit s’do të jesh më’, para se ta vriste për shantazhin me video (fotot)

28/10/2022 16:24

Një modele e rrjetit Tiktok i kishte dërguar një mesazh drithërues ish-të dashurit të nënës së saj para se ta vriste kur ai raportohet se kërcënonte me publikimin e një videoje seksi, u tha sot në gjyqin e vrasëses.

23 vjeçarja Mahek Bukhari, nëna e saj 45 vjeçare Ansreen Bukhari, dhe gjashtë persona të tjerë akuzohen për vrasjen e ish-të dashurit të Ansreen, 21 vjeçarit Saqib Hussain, deh të një shokut të tij.

Të gjitha të akuzuarat mohojnë vrasjen si dhe një akuzë shtesë vrasjeje nga pakujdesia për ngjarjen e rëndë të 11 shkurtit të këtij viti në Leicestershire në veri të Britanisë, u tha në gjykatë.

Ansreen e Saqib kishin pasur një marrëdhënie “seksuale” seksuale për dy vjet megjithëse gruaja ishte e martuar, para se ajo të ndahej me Saqib, siç pretendohet.

Por pak pas ndarjes i riu kërcënonte të ekspozonte lidhjen e tyre të fshehtë duke i dërguar foto e video bashkëshortit të saj, në veprimet që u quajtën “shantazh”.

Bija e saj Mahek akuzohet se i ka dërguar ish-të dashurit të nënës së saj një mesazh ku thuhet: “Këtë vit do të marrësh fund.”

Ndërsa në një mesazh për nënën e saj Mahek shkruante: “Shpejt do t’ia hipin disa çuna dhe nuk do të dijë më çfarë dite është”.

Ata më pas akuzohen se joshën Saqib të vinte në një takim të rremë për të marrë paratë e supozuara të shantazhit, që ishin 3000 paundë.

Por në ditën e takimit më 11 shkurt 11, Saqib dhe shoku i tij Mohammed Hashim Ijazuddin, i cili drejtonte makinën, u ndoqën nga dy automjete, u tha në gjykatë.

Ndjekja përfundoi kur makina e Saqib e Mohammed u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë në flakë në autostradën A46 pranë qytezës Six Hills në Leicestershire.

Prokurori Colingwood Thompson tha: “Duhej gjetur një mënyrë për të bërë të heshte Saqib – ose duke e plagosur rëndë për ta paralajmëruar, ose duke e vrarë”.

“Zbulimi i historisë do të kishte dëmtuar martesën e Asreen Bukhari dhe reputacionin e saj në komunitet”.

“Kjo do të kishte dëmtuar dhe marrëdhënien e Mahek me babanë e saj, pasi ajo ishte në dijeni të lidhjes”.

“Mahek ishte një influencuese në rrjetet sociale me një numër të madh ndjekësish, dhe zbulimet sigurisht do ta dëmtonin”.

Saqib llogaritet se kishte shpenzuar më shumë se £2,000 me Ansreen gjatë lidhjes së tyre dhe kërkonte paratë e tij mbrapsht, çka mund të quhet “shantazh”, u tha në gjykatë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/7
Mahek Bukhari akuzohet per dy vrasje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA