Katy Perry thyen heshtjen për ‘fikjen e syrit’ në koncert, çka bëri fansat ta quanin ‘robot alien’ (fotot)

28/10/2022 17:06

Këngëtarja Katy Perry ka zbuluar së fundmi se çfarë ndodhi në fytyrën e saj kur dukej se humbi kontrollin e syrit të djathtë teksa performonte në një koncert të hënën në Las Vegas.

38 vjeçarja bëri të nisin intriga nga më të çuditshmet, kur u pa në video se si nuk mbante sot hapur syrin e djathtë në mes të shfaqjes, teksa shumë përdorues thonin se kishte pësuar një “avari mekanike” ose se ishte zëvendësuar me një robot alien”.

Duke shpërndarë një video të momentit të sikletshëm, Perry shkruante se ishte një hile e qëllimshme që ajo kishte bërë të promovuar shfaqjen e saj të re.

Por shumë përdorues nuk ishin të bindur pasi pamjet tregojnë mbylljen krejt jo-natyrale të kapakut të syrit si dhe një hapje mekanike që ngjason më shumë me një robot sesa nje qenie të gjallë.

Katy shpjegonte: “Mirëpres të gjithë komplotistët të shikojnë përsëri hilen time të ‘syrit të prishur të kukullës’ vitin tjetër në Las Vegas”.

Ndërsa më tej ajo bënte shumë referenca ndaj politikës e teknologjisë duke kërkuar të mos e lidhnin me teori konspiracioni si “toka e sheshtë”, ‘programi i rremë hapësinor’ apo ‘pushtimin alien’.

Zhvillimi vjen pas shpërthimeve në rrjetet sociale prej episodit të Perry në shfaqjen e Las Vegas ku asaj i ishin bllokuar kapakët e syve, duke lëvizur të djathtin sikur të ishte prej plastike.

Një prej komentuesve shkruante: “Kloni dështoi. Herën tjeter riprogramoheni mirë dhe riparojeni”.

Një tjetër tha: “Ajo ishte duke shkarkuar këngën, roboti u prish”.

Në të tjera komente: “Dështim mekanik, ajo po përpiqet të shtypë butonin për të mbajtur hapur kapakun e syrit”.

FOTO GALERI
1/2
Shumë përdorues nuk ishin të bindur pasi pamjet tregojnë mbylljen krejt jo-natyrale të kapakut të syrit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA