Sali Berisha ia dedikoi konferencën për shtyp udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama me charter duke e akuzuar se për çdo fluturim kostoja e karburantit, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro.
“Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të ‘Air Albania’, pra ka marrë nga kompanitë e charterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit”, tha Berisha.
Llogaridhënien për përdorimin e këtij avioni charter nga Edi Rama, demokratët synojnë ta arrin përmes një komisioni hetimor parlamentar.
“Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro. Këtu është përdorur avioni për vikende, për qoka. Këtu është përdorur avioni në mënyrën më abuzive. Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë.
Berisha reagoi edhe për vendimin për të rritur çmimin e energjisë elektrike më një nëntor. Ish-kryeministri kërkoi që populli të përgjigjet me protesta dhe e para është më 12 nëntor”, tha ish-kryeministri.
Akuzave të Berishës në Tiranë, Edi Rama u dha përgjigje nga Dibra.
“Me siguri e keni dëgjuar që unë kam një taksi që fluturon dhe që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni këtë përditë nga hienat nga mëngjesi deri në të gdhirë që kanë vetëm këtë punë. Kthehemi te taksia ime është e vërtetë që prej 2020 kemi bërë marrëveshje me ‘Air Albania’ për edhe intereson e Albania-s për të pasur avion për udhëtimet e punës. Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia”.
Top Channel