Libri i Princit Harry do të publikohet zyrtarisht më 10 janar 2023, ‘sipas New York Times’. 

Libri me kujtime fillimisht pritej të dilte në vjeshtën e vitit 2022, por data e publikimit të tij u shty për në fund të këtij viti për shkak të shqetësimeve të minutës së fundit në lidhje me përshtatshmërinë e një materiali të caktuar.

Pasojat e kujtimeve të shumëpritura të Princit Harry do të jenë katastrofike, beson një ekspert. Autori mbretëror Richard Fitzwilliams tha se:

“Pasojat e kësaj do të jenë të gjera dhe mund të jenë shumë shkatërruese”.

Sipas Fitzwilliams, titulli është i bujshëm dhe “nënkupton se Harry nuk u vlerësua ose se ai nuk ndihej në qendër të ngjarjeve”. Në njoftimin e tij për shtyp, ‘Penguin Random House’ e përshkroi përmbajtjen e autobiografisë së Dukës së Sussex-it si “ndershmëri e papërpunuar, e patundur”, për të cilën Fitzwilliams beson se e ka shqetësuar shumë Pallatin e Buckinghamit, veçanërisht pasi këta janë muajt e parë të mbretërimit të mbretit Charles.

“Padyshim që do të ketë intervista, serializime dhe spekulime të pafundme rreth këtij libri me kujtime. Princi duhej të kishte pritur shumë vite për të treguar historinë e tij. Edhe Eduardi VIII, në atë kohë Duka i Windsor-it, priti deri në vitin 1951 para se të botohej ‘A King’s Story’”.

Mark Borkowski, një tjetër autor dhe ekspert, mendon njësoj si Fitzwilliams, duke parashikuar se “dëmi për familjen mbretërore do të jetë i madh”.

“Hakmarrja e Charles mund të përfshijë mosdhënien e titujve për fëmijët e tyre, madje edhe tërheqjen e titujve të tyre si Duka dhe Dukesha e Sussex”.

Mbreti Karle III thuhet se do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Kamila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA