“E kanë rritur në 44 lekë”/ ERE ‘korrigjon’ Ramën: Çmimi i energjisë për fashën mbi 800 kWh, do të jetë me 42 lekë

28/10/2022 14:11

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, për rritje të përllogaritjes së cmimit të energjisë elektrike, për këdo që do të kalojë fashën 800 kWh, e cila pritet të hyjë në fuqi nga 1 nëntori.

Gjatë një takimi me gratë e vajzat në Bulqizë Rama tha se cmimi është rritur nga 42 në 44 lekë, por ERE sqaroi se cmimi nuk ka ndryshuar. Pra, për këdo që do të kalojë fashën 800 kWh, cmimi i energjisë do të llogaritet me 42 lekë dhe jo me 44 sa deklaroi kryeministri.

ERE njoftoi sot se fasha 800këh do të hyjë në fuqi nga muaji I ardhshëm, dhe do të qëndrojë në fuqi deri në fund të muajit dhjetor.

“Vendimi i Bordit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.” -thuhet në njoftimin e ERE-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA