Aktorja e filmit ‘Dirty Dancing’ tregon në gjyq sesi u përdhunua nga producenti famëkeq Harvey Weinstein (fotot)

28/10/2022 18:19

Një nga aktoret e filmit të njohur muzikal amerikan “Dirty Dancing: Havana Nights” pretendonte sot në gjyqin e producentit përdhunues Harvey Weinstein e kishte abuzuar seksualisht në dhomën e hotelit teksa asistentja e tij priste jashtë.

Gruaja së cilës në gjyq i referoheshin vetëm si “Ashley M.,” dëshmonte e tronditur dhe e përlotur sesi producenti i përbindshëm e kishte zgjedhur atë nga disa kërcimtare teksa filmonin në Puerto Rico në vitin 2003, dhe i kishte kërkuar që t’i bënte një “masazh të zhveshur.”

Ashley M., e cila është balerinë profesioniste, thotë se ishte 22 vjeçe kur punonte në filmin “Dirty Dancing” me producent kompaninë e Weinstein, Miramax.

Ajo tregoi sesi Weinstein iu afrua teksa ishte duke xhiruar një skenë të filmit në një ballo bashkë me kërcimtarë të tjerë, dhe e mori veç për një bisedë private.

“Ai më tha se do të jetë vetëm një masazh i zhveshur … nuk ka asgjë për t’u shqetësuar,” tha e përlotur Ashley M.. “Ai më tha më pas, shiko për shembull Gwyneth Paltrow, ja si i eci karriera asaj.’”

Ashley M. Thotë se kishte refuzuar avancimet e tij dhe besonte se do të shmangte kontaktet e mëtejshme me Weinstein.

Gruaja dëshmoi të martën në gjykatën e Lartë të Los Angeles duke thënë se kur i tregoi një producenti e koreografi atë që kishte ndodhur, ata nuk bënë asgjë.

Por teksa kthehej pas një darke apo gjeti Weinstein që po e priste, së bashku me asistenten e tij, Bonnie Hung.

Ajo tregon sesi Weinstein u bë “shumë agresiv” dhe e urdhëroi të hipte në limuzinë bashkë me Hung.

“Ai i dha një shikim asaj (Hung) sikur të thoshte, ‘më ndihmo me këtë’,” thotë Ashley M. “Dhe gruaja më shikoi në sy e më tha, ‘Mos u shqetëso, unë do të jem me ty gjithë kohën, ai do qe të flisni për disa projekte”.

Ashley M. Thotë se u ndje e frikësuar por hipi në makinë me Weinstein pasi ishte siguruar se Hung do të ishte me të. Pas 10-15-minutash limuzina ndaloi në një hotel.

Aty Weinstein e drejtoi te një dere dhe Ashley M. kuptoi se nuk po shkonin në një dhomë pune por private.

“Harvey hyri brenda dhe më pas hyra unë. Ndërsa Bonnie mbylli derën prapa nesh.”

Weinstein menjëherë u bë agresiv dhe e kishte shtyrë në krevat duke e përdhunuar.

E pyetur nga prokurorja Marlene Martinez nëse i kishte treguar dikujt për sulmin Ashley M. Tha ‘jo’.

“Ndjeja se asokohe të gjithë kishin frikë për karrierën e tyre. Asnjë nuk më kishte ndihmuar më parë, përse do ta bënin tani?”

Weinstein është deklaruar i pafajshëm për akuzat e 11 përdhunimeve e sulmeve seksuale ndaj pesë grave të ndryshme, të cilat do të dëshmojnë në gjyq.

70 vjeçari është duke kryer një dënim me 23-vjet burg për një përdhunim në New York.

Ashley M. Do të vijojë të premten dëshminë e saj.

FOTO GALERI
3/5
Ajo tregon sesi Weinstein u bë “shumë agresiv” dhe e urdhëroi të hipte në limuzinë bashkë me Hung.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA