“Zombie Angelina Jolie”, vajza nga Irani tregon fytyrën e vërtetë dhe i la të gjithë pa fjalë

27/10/2022 18:42

Sahar Tabar, vajza nga Irani e cila njihet si “Zombie Angelina Jolie” ka treguar se si dukej para se të bënte operacionet p[ër t’u dukur si aktorja e famshme.

Ajo nisi të kryente operacione në fytyrë në moshën 17-vjeçare, ndërsa u tha ndjekësve të saj se ka bërë rreth 50 operacione për të qenë sa më e ngjashme me Jolie.

Tabar u arrestua në tetor të vitit 2019 me akuzën për blasfemi, nxitje të të rinjve në dhunë, përvetësim të paligjshëm të pronës dhe shkelje të kodit të veshjes.

Megjithatë, ajo u lirua pas 14 muajsh pas protestave të gjera në vend, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini në muajin e kaluar.

Ajo ka thënë se iu është nënshtruar disa procedurave kozmetike, si operacioni i hundës, mbushja e buzëve dhe liposuksioni, por theksoi se fotografitë “drithëruese” janë rezultat i grimit dhe editimit me Photoshop.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta