Vinicius Junior është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë për trajnerin Carlo Ancelotti në radhët e Real Madrid. Sulmuesi këtë sezon duket edhe më i maturuar e në 17 ndeshje deri më tani në të gjitha kompeticionet regjistron tetë gola dhe pesë asiste për fanellën e Los Blancos.
Së fundmi, braziliani shprehet se është mjaft i lidhur me skuadrën spanjolle ndërsa shton se e sheh veten pjesë të Real Madrid edhe pas pesë viteve. Ndër të tjera, 22-vjeçari thotë se Karim Benzema e ka gjetur veten pas largimit të Cristiano Ronaldos.
“Karim më mëson shumë çdo ditë dhe unë bëj maksimumin që ai të shënoj gola. Pas shumë kohësh në hijen e Ronaldos, tashmë ai është protagonisti kryesor. Ku e shoh veten pas pesë vitesh? Te Real Madrid.
Jam i sigurt se mund të luaj për shumë kohë me Realin, në fakt kështu mendoj edhe për të rinjtë e tjerë në skuadër si Camavinga, Rodrygo, Tchouameni, Valverde, Militao. Kemi nëj organikë të shkëlqyer që pas tre apo katër viteve do të jetë edhe më e fortë”, u shpreh Vinicius.
Top Channel