Një ditë pas situatës së rrezikshme me të cilën u përball komuniteti i zonës së Porto Romanos, policia e Durrësit ka nisur procedim penal për ndotje ambienti dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë ndaj administratorit të kompanisë së gazit.

Nën hetim është vënë administratori i firmës Altin Molla.

Të mërkurën, një rrjedhje masive gazi nga fabrika e tregtim ambalazhimit të gazit alarmoi banorët. Çlirimi i gazit shkaktoi ndotje të ajrit në një rreze të gjerë, si dhe probleme shëndetësore te mjaft qytetarët dhe nxënës të shkollës.

Dalja jashtë funksionit e një valvule sigurie të presionit të lartë gjatë kohës kur po ngarkohej gaz nga depozita në një autobot të kompanisë e nxori situatën jashtë kontrollit të stafit të fabrikës.

Ngjarja ishte e përsëritur. Disa muaj më parë, më 18 qershor, në fabrikë ra një zjarr, që çoi në evakuimin e zonës përreth nga banorët, të cilët më pas nisën protestat në mbrojtje të jetës e shëndetit, por pa marrë një përgjigje nga autoritetet dhe fabrika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA