Nuk ndalen sulmet në Ukrainë, sistemi energjetik po dëmtohet akoma më shumë

27/10/2022 14:58

Prej kohësh Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme të cilat kanë shkatërruar sistemet energjitike.

Së fundmi janë publikuar disa foto ku tregohet se si zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin, e cila po shkrumbon një kabinë energjitike.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës këtë  të enjte me pamjet e publikuara tregoi se si sulmet ruse po vazhdojnë të kenë pasoja.

Këtë muaj, Moska ka shtuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe qendrat ushtarake në qytetet e mëdha.

Së fundmi autoritetet vendase bënë thirrje që ukrainasit e larguar të mos rikthehen në vendin e tyre, këtë dimër për shkak të shkatërrimit të sistemit energjitik.

Zelensky në një deklaratë të dhënë pak ditë më parë tregoi se 40 % e infrastrukturës energjitike është shkatërruar.

Top Channel