Monika Kryemadhi thirret në SPAK për incerenatorin e Elbasanit: Dorëzova prova të reja të mashtrimit!

27/10/2022 13:00

Ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është thirrur sot para Prokurorisë së Posaçme SPAK, për të dëshmuar për incerenatorin e Elbasanit.

Pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK, Kryemadhi tha për mediat se ka dorëzuar edhe dokumente të tjera, që do t’i bashkon kallëzimit për incerenatorin e Elbasanit.

Dokumentet e dorëzuara sot në SPAK, Kryemadhi i cilësoi si “prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit”.

Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen. Gjëja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces siç është verifikimi dhe hetimi i inceneratorit, të bëhet e qartë se nuk është çështja e një individi por e sistemit. Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit“, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA