Gjermania në krah të Kosovës: Ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira!

27/10/2022 11:11

Mesazhi i Perëndimit tashmë po përvijohet qartë, fillimisht me SHBA-në që pohoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa RKS është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe në se në parim, nuk kanë mospajtime për të.

Por për të shmangur trazirat, kanë kërkuar një shtyrje 10 mujore të afatit. Të njëjtën pohim bëri tani edhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kosova, tha ai, vërtet duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave e të shmangë veprimet që cojnë drejt përshkallëzimit të situatës. Është në interest ë të gjithëve, në fund të fundit, u shpreh zyrtari i lartë gjerman, që fundi i muajit të mos mbyllet me incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit, që pritet të zhvillohet në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz e ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh për lehtësimin e bashkëpunimit në rajon.

Sarrazin shtoi se vendi i tij është mbështetësi më i madh i liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët europianë për ta përmbyllur këtë proces.

Qëllimi im tani është që ne të bëjmë pjesën tonë. Kjo është më e mira. Të tregojmë përfitime konkrete që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në rajon dhe njerëzit ta dinë se diçka po zhvillohet pozitivisht. Liberalizimi i vizave në Kosovë është vendimtar. Vetëm nëse e përmbushim këtë ne mund të kemi një efekt shumë pozitiv në rajon, sepse qytetarët e Kosovës, me të drejtë kanë pritur që më në fund t`i shohin këto procese të sjellin përfitime konkrete në jetën e tyre të përditshme“- tha ai.

Kërkesën që Kosova të bëjë një lëshim, e përsëriti një ditë më parë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar tha se shpreson që autoritetet kosovare ta shtyjnë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës. “Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak”, ishte komenti i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA