Ndër debate, Enti Rregullator i Energjisë ka hedhur poshtë kërkesën e deputetes Jorida Tabaku për të anuluar fashat 800 kilovat/orë në muaj për familjarët.
Fashat do qëndrojnë në fuqi dhe pritet të vihen nën zbatim nga 1 Nëntori, vetëm nëse qeveria vendos shtyrjen e tyre.
“Enti Rregullator edhe njëherë tjetër nuk u ngrit në nivelin e përgjegjësisë për të mbrojtur familjarët”, tha Jorida Tabaku.
Deputetja Tabaku gjithashtu është shprehur se janë marrë nisma për të kërkuar më shumë transparencë nga blerjet që bën KESH nëpërmjet ankandeve
“Kemi një nismë për të kërkuar transparencë nga kompanitë. Ne gjithashtu kemi bërë dy kallëzime në SPAK, që në dijeninë time po merren në shqyrtim”, u shpreh demokratja.
KESH e cila ka detyrën për sigurimin e energjisë ka raportuar 11 miliardë lekë humbje gjatë periudhës 8 mujore të 2022-it për shkak të blerjeve të energjisë. Por, një lajm i mirë që vjen nga importi është fakti se çmimet e energjisë në bursa kanë rënë në nivelin e 170-130 eurove, 3 herë më i ulët se një muaj më parë.
Top Channel