Aleanca e re, Berisha-Meta/ PD dhe PL, me kandidatë të përbashkët në të gjitha bashkitë

27/10/2022 15:09

Sali Berisha dhe Ilir Meta vulosën bashkëpunimin e ri politik për zgjedhjet e pranverës.

Kandidatët për kryetar bashkie do të dalin nga dera e Partisë Demokratike përmes primareve, ku Partia e Lirisë ka vendosur të bëhet pjesë e garës.

Për Këshillat Bashkiakë përcaktuese do të jenë votat që do të arrijë të grumbullojë secila parti. Por marrëveshja nuk përcakton se si do të regjistrohen kandidatët për zgjedhjet lokale, dhe as me çfarë logo do të përfaqësohen palët  në zgjedhje.

Rivali i Erion Veliajt do të vijë nga radhët e demokratëve. Emri i Belind Këlliçit u konfirmua para se ai të shpallte pjesëmarrjen në primare.  Kandidati duket se ka bekimin e dy drejtuesve të opozitës.

Historia e ka treguar se në periudha të ndryshme Meta dhe Berisha kanë ndryshuar shpesh rolet nga miq të detyruar, kane qenë dhe armiq të përbetuar.

Sot kane vendosur të arkivojnë sulmet e ashpra ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë për një qëllim të përbashkët.

 

 

 

Top Channel