Vëllezërit vranë grekun/ Dy shqiptarët goditën me sëpatë 53-vjeçarin, i plagosën edhe fëmijët (Detajet)

26/10/2022 12:48

Dy vëllezër nga Shqipëria , 27 dhe 47 vjeç, janë arrestuar dhe dërguar në parburgim me akuzat e vrasjes së një 53-vjeçari në Kassandra të Halkidikisë, pas një sherri natën e 20 tetorit, ku kanë mbetur të plagosur djali 24-vjeçar dhe vajza 18-vjeçare e viktimës.

Sipas informacioneve të policisë shkak i sherrit kanë qenë mosmarrëveshjet personale.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar jashtë shtëpisë së 53-vjeçarit. Pas një konflikti verbal një prej vëllezërve ka qëlluar me thikë djalin e viktimës dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike mbi vajzën , ndërsa vëllai më i madh ka qëlluar me pjesën e pasme të sëpatës që kishte me vete në gjoks dhe në kokë babain e tyre, duke e plagosur rëndë.

53-vjeçari u dërgua në Qendrën Shëndetësore të zonës ku nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda.

Dy vëllezërit e akuzuar janë arrestuar mesditën e ditës së nesërme dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Polygyros.

Pasditen e së martës ata kanë deponuar sërish dhe prokuroria ka vendosur arrestimin e tyre dhe dërgimin në dhomat e paraburgimit deri në zhvillimin e gjyqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA