Ushtarakë ukrainas lirohen nga Rusia si pjesë e këmbimit të të burgosurve (fotot)

26/10/2022 18:39
Zhvillimi i sotëm pason të tjera këmbime të ngjashme

Në imazhe të publikuara sot nga policia ukrainase e Mykolaiv tregoheshin ato që supozohet se ishin dhjetë ushtarë ukrainas që u rikthyen në vend si pjesë e një këmbimi të burgosurish me Rusinë.

Pamjet e rënda tregonin ushtarakët me sy të mbyllur që shoqëroheshin jashtë makinës që i transportonte, dhe më tej drejt ndërrimit të palëve.

Përveç këmbimit të të burgosurve në rajonin lindor Kherson, kreu i stafit të presidentit Andriy Ermak njoftonte se ishte dorëzuar dhe trupi i një ushtaraku vullnetar amerikan të vrarë në betejë.

Zhvillimi i sotëm pason të tjera këmbime të ngjashme, teksa një javë më parë u liruan 100 gra ukrainase të kapura nga ushtria ruse, shumica në betejën e uzinës Azovstal në Mariupol në maj.

Në këmbim ishin përfshirë një total prej 218 të ndaluarish, mes të cilave 108 gra ukrainase dhe 110 ushtarë rusë.

Ndërsa në korrik autoritetet e dypalëve luftuese njoftuan lirimin e 144 ushtarëve ukrainas me anë të “mekanizmit të këmbimit”, 100 prej të cilave kishin marrë pjesë në operacionin e metalurgjikut Azovstal në qytetin bregdetar të Mariupol.

FOTO GALERI
1/7
Në imazhe të publikuara sot nga policia ukrainase e Mykolaiv tregoheshin ato që supozohet se ishin dhjetë ushtarë ukrainas që u rikthyen në vend si pjesë e një këmbimi të burgosurish

Top Channel