Presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas rikthehet të sulmojë klubin dhe presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi në lidhje me shpenzimet marramendëse të cilat sipas anashkalohen edhe nga ana e UEFA-s.
Tebas thekson se në këtë formë, shkatërrohet konkurrenca ndërsa shton se UEFA e gjobiti AL-Khelaifin me 10 milionë euro gjobë, por shton se kjo shifër për sheikun e francezëve është si të shpenzojë për të paguar “kafet”.
“Tashmë të gjithë e dinë që PSG pagoi një “mal” me para për të mbajtur Mbappe. Por, duke njohur Al-Khelaifin e di që ai nuk njeh limite dhe nëse do të duhej të shpenzonte 200 milionë euro, sërish nuk do të kishte hezituar. Nuk ndalon derisa të përmbushë objektivat e tij dhe e ka provuar se paratë nuk janë kurrë një problem për të. Por, me rregullat e vendosura nga UEFA, duket e pamundur që PSG të shpenzojë shifra të tilla. Në gjashtë apo shtatë sezonet e fundit, PSG ka humbur një milliard euro. Kështu, ata kanë falsifikuar sistemin e futbollit europian. Si mund të garonë klubet e tjera me dikë që humbet një milliard euro? Është shumë e komplikuar.
Raporti i PSG me UEFA-n? Unë nuk e kuptoj, dhe prandaj kam nisur ta denoncoj atë që ndodh me bilancet e PSG. Rregullat duhen aplikuar në një mënyrë më efikase, UEFA e dënoi PSG me 10 milionë euro, por për Al-Khelaifin, 10 milionë janë si të paguajë “kafet”. Dënimet duhet të jenë më bindëse dhe kjo duhet t’i interesojë edhe lojtarëve pasi kështu nuk është mirë”, shprehet Tebas për L’Equipe./ Super Sport
Top Channel