Shmangie si nëpër filma, ish-“ylli” i Bayernit kërcënohet me armë

26/10/2022 21:45

Përvojë e hidhur për ish-mesfushorin e Barcelonës, Milanit dhe Bayernit të Mynihut, Mark van Bommel.

Një person i armatosur i ka zënë pritë sapo hyri në garazh me makinën e tij dhe e kërcënoi të dilte nga makina.

Van Bommel u zhvendos menjëherë nga pas dhe pasi përplasi një automjet të parkuar mundi të largohej me shpejtësi, pa pësuar dëmtime fizike.

Alarmi i shkaktuar nga përplasja e automjeteve bëri që grabitësi të arratisej. Autoritet kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personit që tentoi të grabiste Van Bommelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA