“Shënjestronin italianët e vetmuar gjatë pandemisë”, SPAK godet skemën e mashtrimit përmes Call Center-it, tre të arrestuar

26/10/2022 10:54

1200 shtetas italianë ka dyshime se u mashtruan nga tetë shqiptarë që sipas një hetimi të përbashkët zbuloi se gjatë pandemisë ata u  joshën me premtimin se nëse investonin 250 euro fitimi i tyre do të shumëfishohej.

Por këto telefonatat që u kryen nga Tirana me numra anglezë i futën të shënjestruarit në një rreth vicioz. 200 prej tyre që kallëzuan në Itali treguan se më pas investuan të ardhurat familjare jo vetëm për kriptomonedhë por edhe se mund të kishin fitime mbas shitjes së vaksinës së Covid 19.

Në Shqipëri u arrestuan shtetasit Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilbero Pushani, ndërkohë që italianët thonë se kanë dyshime që numri i kontakteve telefonike shkon në 90 mijë

Në total dyshohet se janë zhvatur 3 milionë euro që përmes llogarive janë transferuar në shtete të ndryshme.

Megjithatë, sfida mbetet hetimi pasuror dhe si u pastruan këto para në Shqipëri.

Call Center-i i zbuluar gjatë aksionit Fitimet e ëndërruara si fillim e kishte bazën pranë një qendre tregtare në kryeqytet, por më pas në tentativë për të humbur gjurmët administratorët e zhvendosën në dy filiale.

SPAK ka bashkëpunuar shpesh me të huajt për mashtrimet përmes Forex, por megjithë arrestimet, ende nuk ka shkuar te protagonistët kryesorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA