Washingtoni nuk do ta tolerojë testin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse vendi komunist vë në jetë planet e tij për testin e shtatë të armëve atomike.

SHBA-ja dhe aleatët janë të bindur se Peniani po kërkon të rinisë për të parën herë që nga 2017-ta provat atomike, që kanë shqetësuar perëndimin.

Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor. Kjo gjë nuk mund të vazhdojë më“- u shpreh Cho Hyun-dong, zv/ministër i jashtëm i Koresë së Jugut.

Cho po fliste përkrah homologëve të tij nga Japonia dhe SHBA-ja, zëvendësministrin e Jashtëm Takeo Mori, dhe zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit, Wendy Sherman.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të përmbahet nga provokimet e mëtejshme. Ky vend është duke bërë veprime të pamatura dhe jashtëzakonisht destabilizuese” për rajonin”- tha ai.

Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë të armëve gjatë këtij viti, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, përfshirë edhe një të tillë që fluturoi mbi Japoni.

I egëruar nga stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut, sidomos ato te përbashkëta me SHBA-ne, Phenjani javën e kaluar lëshoi një breshëri plumbash nga bregdeti i tij, në shenjë paralajmërimi për fqinjin e vet jugor. Për herë të parë në 5 vjet, këtë shtator stërvitjeve iu bashkua edhe aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan, çka duket nxiti edhe më shumë agresivitetin e Penianit.

Top Channel