12 mijë shqiptarë janë larguar me gomone drejt Anglisë këtë vit, dhe piku i lëvizjes ka qenë nga qershori deri në tetor sipas të dhënave të dala nga Komisioni i Çështjeve të Brendshme në parlamentin britanik.

Në 2020-tën, kjo shifër ishte vetëm 50 theksojnë me shqetësim ligjvënësit anglezë. Vitin e kaluar shkoi në 800 dhe këtë vit pëson kapërcimin e frikshëm, i cili duket i detyrohet dhe faktit qe përmes rrugës detare paguajnë një çmim më të ulët, 4 mijë krahasuar me 22 mijë paundët që mund të kushtojë kalimi me kamionë. Nga këta 12 mijë emigrantë të paligjshëm, 10 mijë janë meshkuj të rritur.

Vetëm 12% e meshkujve shqiptarë arrijnë ta fitojnë azilin, dhe një pjesë e mirë e tyre, as nuk lodhen fare ta kërkojnë. Rritja e ndjeshme e numrit të shqiptarëve që tentojnë hyrjen me gomone në Britani, nxiti ish sekretaren e brendshme Priti Patel të kërkonte mënyrat për kthimin e shpejtë të tyre mbrapsht, me argumentin kryesor faktin që Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë dhe se emigrantët që mbërrijnë në këto lloj rrugësh prej andej, e kalojnë përmes vendesh të tjera gjithashtu të sigurta në rrugëtimin e tyre, do të llogaritej se në mbërritje, bëjnë kërkesa të rreme azili.

Përpjekjet britanike për t`i vënë fre fenomenit u rikthyen dhe këtë muaj kulmuan me projektin pilot përmes të cilit 12 emigrantë shqiptarë, 9 burra e tre gra, u kthyen mbrapsht vetëm pak pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky i ashtuquajtur test, shënoi herën e parë që nen direktivën e ish sekretares se brendshme Suella Braverman, Londra zyrtare e përballur me një numër rekord mbërritjes me gomones e varka këtë vit, arriti një deportim kaq të shpejte emigrantësh klandestinë që hyjnë nga deti.

Këta persona u dërguan në një qender pritjeje, prej andej ne aeroportin e Stanstedit e në fund në Rinas, ku iu dhanë mbrapsht pasaportat e konfiskuara në Dover, vulosur me një njoftim nga qeveria shqiptare që ndalonte kthimin e secilit prej tyre në zonën Shengen të Europës për tre vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA