Protestë për shtëpitë e tërmetit, banorët nuk duan të zhvendosen
26/10/2022 12:21
Banorët e lagjes numër pesë në Durrës po protestojnë ditën e sotme pas pakënaqësive për rindërtimin e banesave të tyre.
Prej tre vitesh, që nga tërmeti i 26 nëntorit, ata kanë mbetur pa shtëpi.
Kërkesa e tyre kryesorë është ndërtimi i shtëpive aty ku kanë qenë dhe jo në një lagje tjetër. Në informacionin që iu është dhënë banorëve, ndërtesat e reja do të jenë në zonën e Spitallës.
Zhvendosja e planit të rindërtimit nga qyteti në periferi ka sjellë pakënaqësinë e banorëve.
Një tjetër kërkesë që ata kanë është bonusi i qerasë, të cilën kanë disa muaj që nuk e marrin. Ata jetojnë në shtëpitë me qera, por bonuusi i caktuar nuk iu është dhënë.
Top Channel