Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Ajo me këtë rast do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, së bashku me Kurtin dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit, Artane Rizvanoli e Arbërie Nagavci.

Agjenda e plotë:

Ora 9:00 – Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës

Ora 9:20 – Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Osmani me delegacionet e tyre

Ora 10:05 – Konferencë për shtyp e presidentes Osmani dhe presidentes von der Layen

Ora 10:30 – Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

Ora 10:55 – Fillimi i takimit të presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre.

Top Channel