2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë Pamjet më sipër tregojnë momentin kur gazi rrjedh nga një cisternë gazi në Porto Romano.
Rrjedhja e gazit ka ndodhur këtë mëngjes dhe era e rëndë është përhapur në të gjithë zonën, duke shkaktuar probleme shëndetësore për disa banorë.
Një nga banorët tregon se djalin e dërgoi në mëngjes në shkollë dhe e mori në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen pas rrjedhje së gazit.
“Isha në punë. Më marrin në telefon nga shkolla, më thanë hajde se i është. Sa vij nga puna, e gjej çunin te spitali, tani sa dola. Por kështu është për natë, nuk është vetëm sot. Çdo natë ka rrjedhje, nga ora 7 deri në 9 të darkës. Nuk e di çfarë bëjmë, por era mbyt”.
Të alarmuar nga situata, mësuesit në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe disa banorë u evakuuan nga zona.
Top Channel