Kina përdor baza ilegale policore në Evropë për të kërcënuar disidentët, thotë raporti (fotot)

26/10/2022 18:02

Qeveria e Holandës tha sot se po heton raportimet se policia e Kinës ka hapur të paktën dy stacione ilegale në Holandë që prej vitit 2018, të cilat i përdor për të gjurmuar dhe intimiduar qytetarët e saj disidentë jashtë vendit.

Një investigimi rrjetit RTL Nieuws dhe i programit Follow the Money tha së fundmi se “stacione të huaja policore” kineze në Amsterdam e Rotterdam po i shërbejnë objektivave administrative për qytetarët kinezë për rinovimin e patentave të drejtimit apo ndryshimit të statusit të tyre civil, pa njoftuar autoritetet vendore.

Por përveç këtyre shërbimeve, kritikët e Pekinit që jetojnë në këto qendra thonë se ato po përdoren për të gjurmuar, kontaktuar dhe kërcënuar disidentët kinezë që shprehin kritikën e tyre kryesisht në rrjetet sociale.

Ministria e jashtme e Holandës tha se dy stacionet administrative kineze atje janë teknikisht ilegale: “Ne po hetojmë se çfarë saktësisht po bëjnë ato dhe do të marrin veprimet e përshtatshme”.

Stacionet u identifikuan fillimisht grupi i të drejtave të civile në Spanjë, Safeguard Defenders, të cilët në një raport të shtatorit , sugjeronin se agjencitë policore të Fuzhou e Qingtian kishin hapur dhe vënë në veprim 54 “qendra të huaja shërbimesh” në 25 qytete të 21 shteteve të huaja.

Në raport thuhej se shumica e tyre ishin në Evropë, duke përfshirë nëntë në Spanjë, katër në Itali, tre në Francë, dy në Holandë e dy në Britani, me objektiv gjithashtu “bindjen” e disidentëve për t’u kthyer në Kinë.

“Këto operacione shmangin bashkëpunimin bilateral policor ose gjyqësor dhe shkelin ligjin ndërkombëtar ose dhe integritetin e vendeve të treta, duke ngritur struktura paralele policore dhe mekanizma që përdorin metoda ilegale”, thuhet në raportin e grupit.

Holanda e Kina janë vende nënshkruese të Konventës së Vienës që menaxhon misionet diplomtike dhe thotë se çështje të tilla duhet të menaxhohen nga konsullatat.

Në fillim të muajit në Britani, një protestues nga Hong Kong u dhunua nga disa njerëz që dolën nga konsullata kineze në Manchester, duke nxitur thirrje për veprim ndaj sjelljes autoritare.

Ambasada kineze në Holandë tha në një ‘email’ se nuk ishte në dijeni të këtyre qendrave.

Top Channel