Deputetë, mjekë dhe ish-deputetë, emrat e përfolur për primaret e PD për Tiranën

26/10/2022 12:20

Ndërsa negociatat janë ende të hapura mes demokratëve lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, nën zë kanë nisur të përfliten kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës, që do të garojnë fillimisht në primare.

Ndër emrat e përfolur për t’iu nënshtruar primareve për Tiranën janë deputeti demokrat Belind Këlliçi, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, si edhe ish deputetët, Fatbardh Kadilli dhe Gert Bogdani.

E megjithëse, nuk e ka ende mbështetjen nga grupimi i Alibeajt, Sali Berisha një gjë e ka të sigurtë, mbështetjen e Ilir Metës, me të cilin pritet të zyrtarizojë mesditën e së enjtes marrëveshjen elektorale.

 

Top Channel