Nëntë vite pas divorcit të bujshëm në 2013 Sali Berisha dhe Ilir Meta janë gati të rinovojnë martesën e tyre politike.

Dy drejtuesit e opozitës zyrtarizojnë mesditën e së enjtes marrëveshjen parazgjedhore. Formula e dakortësuar u zbardh nga Ilir Meta sapo kaloi pragun e selisë blu.

Meta: Si e kemi dakortësinë nëse PL është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD kryetari i këshillit do të jetë automatikisht nga PL. Nëse diku kryetari nga primarët del nga Partisë së Lirisë kryetari i këshillit do të jetë nga PD. Nëse del nga partia agrare do jetë i partisë agrare. Kjo do varet nga rezultati i çdo force politike opozitare, në mënyrë që të kemi balancë mes kryetarit dhe kryetarëve të këshillave. Parlamentit dhe qeverisë lokale të kemi transparence dhe llogaridhënie.

Meta ka vendosur të marrë pjesë në primaret e Berishës me kandidatet tij, por për garën e Tiranës i ka lënë terren të lirë aleatit politik. Rivali i Erion Veliaj do vijë nga radhët e demokratëve ku emrat e parë të përfolur janë deputeti Belind Këllici.

Mjeku Ilir Alimehmeti por nuk mungojnë as ata të cilët vetëofrohen si Gert Bogdani, artisti Julian Deda dhe Fatbardh Kadilli. Ilir Meta kishte vetëm një merak për garën e Tiranës të cilin ja la në tryezë aleatit të tij.

Meta: PL do marrë pjesë në primare kudo ku kemi kandidat që premtojmë. I kam propozuar zotit Berisha një emër për kryetar të këshillit bashkiak e priti me shume kënaqësi është super politikan.

Sali Berisha vendosi të mos komentojë dakortësime e arritur me aleatin e tij por fokusua tek protesta e parë e përbashkët që do mbahet në javën e dytë të nëntorit.

Berisha: Unë kam besimin më të madh se të rinj, të rejat e Shqipërisë që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Jo vetëm për protestën por edhe për zgjedhjet e pranverës Berisha pritet të diskutoje edhe me aleatë të tjerë të opozitës, ndërkohë negociatat me grupimin e Alibeaj nuk kanë prodhuar ende rezultat.

Top Channel