12 nëntori është caktuar nga opozita si data që do të thërrasë shqiptarët në protestë kombëtare kundër qeverisë.

Data u njoftua nga ish kryeministri Sali Berisha, pas takimit me aleatin e tij në opozitë, Ilir Meta.

Berisha tha se më 12 nëntor shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria.

“Jam sot për të informuar opinionin publik se opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forca të tjera opozitare nisin me 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, regjimit të Edi Ramës.

Në të katër anët e Shqipërisë, po bien sirenat e urrejtjes ndaj monismit të Edi Ramës, sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura”- u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA