26/11 23:02
Ditën e mërkure, në Londer, Vllaznia në futboll për femra do te luaje përballë nënkampiones së Evropës, Chelsea, në kuadër të Uefa Champions League.
Trajneri Nikolin Leka dhe kapitenia Esmeralda Franja gjatë konferencës për shtyp kane pranuar se niveli i kundërshtarit është shume i lartë por kanë theksuar se Vllaznia nuk shkon për turizëm në Londër.
Stafi kuqeblu thotë se morali i vajzave shkodranë është shumë lart nisur edhe nga mbështetja e gjerë e tifozëve shqiptarë në Londër të cilët i kanë rezervuar një pritje festive ekipit në aeroport ndërsa pritet të jenë të shumte edhe në shkallët e stadiumit të Londrës
Top Channel