Në pamje shihen momentet prekëse kur një majmun i tronditur nga dhimbja i jep një puthje të fundit mikut të tij njerëzor e madje përpiqet ta ringjallë, gjatë funeralit të tij.
Para se të vdiste, 56 vjeçari Peetambaram Rajan ushqente çdo ditë majmunin e egër gri me biskota e fruta në zonën rurale të Batticaloa, Sri Lanka.
Kur njerëzit vinin për të bërë homazhe në funeralin e Rajan, ata panë sesa e fortë ishte lidhja me kafshën.
Majmuni qëndronte në butë të arkivolit të hapur të Rajan, i prekte mjekrën dhe dukej sikur habitej përse miku i tij nuk lëvizte.
Në pamjet e regjistruara nga një prej njerëzve në funeral tregonin majmunin që afrohej e përpiqej të përqafonte mirëbërësin e tij njerëzor.
Majmuni më pas duket se afrohet dhe puth fytyrën e Rajan, të cilën e kap me duar sikur përpiqet ta ringjallte.
Të pranishmit më pas e larguan majmunin e stresuar nga arkivoli.
Rajan baba i dy fëmijëve, vdiq nga një sëmundje e papritur më 17 tetor, raportonin mediat vendase.
Video u postua online dhe është shikuar qindra mijëra herë e shoqëruar me komente prekëse të përdoruesve.
‘Maureen Donaghey komentonte: “Më përloti, edhe kafshët ndjejnë njësoj si ne, jemi të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin”.
Top Channel