Telefonata e Sunak me Zelenskyn: Mbështetja do të jetë më e fortë se kurrë

25/10/2022 22:50

Pas një sërë emërimesh në kabinet, Rishi Sunak kreu një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë mbrëmje.

Kryeministri i ri, gjatë telefonatës nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Sunak gjithashtu siguroi liderin se mbështetja për Ukrainën “do të ishte aq e fortë sa kurrë” nën kryesinë e tij, sipas zëdhënësit.

“Të dy liderët ranë dakord për nevojën për të vazhduar presionin mbi regjimin barbar të Putinit përmes sanksioneve të vazhdueshme ekonomike”, shton nr. 10.

Në Twitter, Zelensky e përshkroi bisedën si “të shkëlqyer”, duke thënë se ai ishte “gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e popullit [britanik]”.

Top Channel