
“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…
09/06 22:30
Prokuroria e Torinos bën të ditur se 16 persona janë nën hetim në përfundim të hetimeve paraprake në çështjen e plusvalencave.
Mes të hetuarve janë edhe klubi i Juventusit në cilësinë e personit juridik, presidenti Andrea Agnelli, zv/presidenti Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene.
Sipas organit të akuzës në kryeqendrën e rajonit të Piemontes, Juventusi ka manipuluar bilancet financiare të viteve 2018, 2019 dhe 2020 nëpërmjet 2 mekanizmave, i pari ka të bëjë me shkëmbime futbollistësh me vlera të përcaktuara nga palët në mënyrë arbitrare me qëllim përballimin e nevojave të bilancit të momentin, mekanizmi i dytë është manovra me pagat.
Top Channel