Dita e sotme shënon momentin e njërit prej eventeve më të rëndësishme astronimike të vitit: një eklips diellor, të dukshëm në pjesën më të madhe të Europës, Azisë dhe verilindjen e Afrikës.

Gjatë kësaj ngjarjeje spektakolare, Hëna mbulon një pjesë të Diellit me siluetën e saj, e merr keshtu dicka nga disku diellor e duke prodhuar efektin  të mrekullueshëm të eklipsit të pjesshëm. Këtë radhë, eklipsin diellor nuk kanë mundësi ta shijojnë ata që ndodhen në SHBA, Kanada, vendet e Amerikës së Jugut apo Australi.

Fenomeni, i dukshëm dhe në Shqipëri, zgjat rreth dy orë: Ai nis nga ora 11:15 për të vazhduar deri diku tek ora 13:20. Pavarësisht ngazëllimit që ngjall një event i tillë i vecantë astronomik, ai përherë shoqërohet me thirrjet për kujdes, pasi nuk këshillohet të shihet me sy të lirë.

Rrezatimi i dritës mund të shkaktojë deri në dëmtim të përhershëm të shikimit, madhe në rastet kur Dielli është vetëm pjesërisht i errësuar. Ndaj duhen përdorur syze ose filtra të përshtatshëm diellorë, sipas ekspertëve. Duke mos qenë një eklips i plotë, ai nuk do të sjellë një errësim total, por do të ketë një ulje të ndjeshme të dritës së diellit.

Edhe për ata që nuk e kanë mundësinë ta ndjekin live, do të mund ta shohin fenomenin e rrallë nëse lidhen me faqen e Teleskopit Virtual, që e transmeton drejtpërdrejtë. Eklipsi diellor i 25 tetorit është pjesë e të ashtuquajturës familje Saros, një seri eklipsesh të ndara nga njëri-tjetri me një interval prej 18 vitesh e 11 ditësh, me luhatje në varësi të vitit të brishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA